FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ylli Manjani: Përse kemi nevojë për rregulla të reja zgjedhore

Nga Ylli Manjani –
Sa herë përmend fjalët ” kemi nevojë për rregulla të reja zgjedhore” kam parasysh:

1. Votim në sistem Proporcional të Thjeshtë Kombëtar. Pra votohet gjithandej njësoj, pa ndarje zonash e gerrymndering. Në fund, partitë marrin aq mandate sa proprocionalisht u jep populli. Pa bonuse e pa hilé.

2. Parlamenti zvogëlohet në 100, maksimumi 120 deputetë.

Swiss Digital Desktop Reklama

3. Pragu elektoral 2%.

Swiss Digital Mobile Reklama

4. Listat e hapura, nëse votimi bëhet elektronik.

5. Votim elektronik, jo në internet shmang edhe pavlefshmërinë e votës por edhe pushtetin e komisionerëve. Rezultati del shpejt.

6. Nëse duam ta thellojmë më tej reformën edhe për efekt të stabilitetit institucional, krijohet një dhomë Senati me 20 senatorë. Këta zgjidhen në votim mazhoritar, si përfaqësues të 4 apo 5 rajoneve të mëdha.

Këto unë i quaj realisht ndryshim rregullash loje dhe vendosje të të gjithë garuesve në pozita të barabarta.

Me këto rregulla vendos populli jo formulat e hileve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?