Home Aktualitet Postoi flamur...

Postoi flamurin ”autokton”, Dua Lipa flet për kritikat: Jo për nacionalizëm! Kemi të drejtë të jemi krenarë

145
0

Ylli i popit botëror, shqiptarja më e re e kombit, Dua Lipa njihet për shfaqjen e ndjenjave patriotike në rrjete sociale, duke treguar krenari për vendlindjen e saj. Në 2020 ajo publikoi një foto të hartës së madhe të Shqipërisë bashkë me figurën e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit, ndryshe flamuri “Autochthonous”.

Sot në konferencën me gazetarët, këngëtarja e famshme shqiptare u përgjigj duke thënë se ka shumë persona që duan t’i bëjnë të ndihen si dikush që nuk janë, por qëllimi i saj nuk kishte synim fyerjen.

“Postimi nuk ëshë bërë për asnjë nacionalizëm, thjesht ka qenë me rëndësi që ne si shqiptarë kemi të drejtë të jemi krenarë që jemi shqiptarë. Ka shumë njerëz që duan të na bëjnë të ndihemi si dikush që nuk jemi. Nuk kam pasur asnjë qëllim për të fyer dikë, për të pasur debat se nuk ishte shumë reagim i mirë ndaj meje por vendosa të qëndroj me mendimin që kisha”,-tha Dua gjatë konferencës, e shoqëruar edhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit