Home Aktualitet Presidenti i ...

Presidenti i Irlandës do të presë shkrimtarin Ndrek Gjini

292
0

Me 12 prill 2022, Presidenti i Republikës së Irlandës, Michael D.Higggins do te presë një një takim zyrtar, gazetarin dhe shkrimtarin shqiptar, Ndrek Gjini.

Në ftesën që zoti Gjini ka marrë nga Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës thuhet se në këtë takim, i cili do të zhvillohet në Presidencë në orën 14:30 do të diskutohet përveç të tjerash edhe rreth librit me poezi të Prersidentit Higgins, i cili është përkthyer nga Anglishtja në Shqip  nga zoti Gjini dhe botuar para disa muajsh nga shtëpia botuese “Klubi i Poezisë” në Tiranë.

Zoti Gjini do t’i prezantojë me këtë rast Presidentit Higgins këtë botim mjaft cilësor si dhe do t’I dorëzojë atij disa kopje të këtij libri.

Ndrek Gjini banon familjarisht për mëse 20 vjet në Republikën e Irelandës ku dhe është shkolluar me kohë të plotë duke marrë Bachelor Honours në Studimet e Trashigimisë Kulturore si dhe Master of Arts në Letersi. Ai është lektor i jashtëm në Universitetin Nacional të Irelandës në Galway, si dhe Managing Editor i revistës letrare “The Galway Review”. Gjini ka punuar më parë në Drejtorinë e Kulturës pranë Bashkisë së qytetit Galway, si dhe në Drejtorinë Arsimore të këtij qyteti si Kordinator Programi. Para disa vitesh ai është nominuar (shortlisted) nga bashkia e qytetit Galway për çmimin “Përsoni i Vitit”. Ndrek Gjini ka botuar dy libra në gjuhen Angleze si dhe mjaft shkrime, esse dhe studime në shtypin Irlandez.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit