Home Bota Presidenti Jo...

Presidenti Joe Biden, takim me ministrat ukrainas në Poloni

38
0

Joe Biden e sfidoi Moskën duke takuar pranë në kryeqytetin e një tjetër vendi fqinj me të, Polonisë, ministrin e jashtëm dhe atë të mbrojtjes së Ukrainës, hera e parë kjo që shefi i Shtëpisë së Bardhë gjendet ballë për ballë me zyrtarët e lartë ukrainas që nga fillimi i turit të tij në Europë. Të pranishëm në takimin e zhvilluar në një hotel në Varshavë edhe sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken dhe ai i mbrojtjes, Lloyd Austin.

Ukraina i ka kërkuar vazhdimisht Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s të shtojnë ndihmën ushtarake, ndërsa presidenti Volodymir Zelensky insiston edhe për vendosjen e një zone të ndalim fluturimit, gjë të cilët aleanca ushtarake kërkon ta shmangë, pasi një hap i tillë do të nënkuptonte goditjen e avionëve rusë dhe hyrjën e saj në luftë me Moskën. Pas bisedimeve në Bruksel këto ditë, në të cilat Zelensky u shfaq virtualisht, u bë e qartë se ideja nuk e ka mbështetjen e anëtarëve të NATO_s, ndërsa dhe Biden vetë është shprehur se një përfshirje direkte në këtë konflikt mund të nxisë Luftën e Tretë Botërore.

Të zhgënjyer, liderët ukrainas pohuan se prisnin vendime më të guximshme nga aleanca e Atlantikut Verior. Angazhimi perëndimor megjithatë, nuk ka munguar. Vizita e Bidenit në Europë ishte e fokusuar krejtësisht tek lufta e Ukrainës. Presidenti amerikan u takua dhe me homologun e tij polak, Andrzej Duda për të diskutuar mbi mënyrën sesi SHBA dhe aleatët poi përgjigjen krizës së refugjarqve që shkaktoi kjo luftë, e përpara se të kthehet në Washington, pritet të mbajë dhe një fjalim, të cilin Shtëpia e Bardhë e pershkruan si “tejet të rëndësishëm”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit