Home Aktualitet Prishja e ndë...

Prishja e ndërtesave pa leje, Çuçi letër ILD e KLGJ për gjyqtarin e Administratives: Po pengon aksionin

6
0

Edhe pse nisi me bujë të madhe, operacioni kundër ndërtimeve të paligjshme “Bregdeti ynë”, ka hasur probleme në terren. Ndaj dhe Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, u është drejtuar me një letër-kërkesë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe dijeni Ministrit të Drejtësisë.

Çuçi shpreh shqetësimin për disa vendime të dhëna nga Elidon Papazisi, gjyqtari i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Gjirokastër, të cilat janë bërë shkak që të pengohet aksioni i IKMT dhe Policisë së Shtetit.

Po ashtu thuhet edhe se gjatë ditëve të fundit është evidentuar emri i gjyqtarit, i cili kanë dhënë vendime të atilla, që në analizën dhe vlerësimin e strukturave te Ministrisë janë në kundërshtim me parimet e drejtësisë dhe në thyerje të ligjit.

”Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Gjirokastër ka pranuar pjesërisht kërkesën e paditësit për marrjen e masës së sigurimit të padisë pa u thelluar në arsyetimin e saj dhe duke mos i dhënë rëndësinë e duhur kundërvajtjes së ndërtimit pa leje, duke pezulluar në këtë rast prishjen e një ndërtimi të kundërligjshëm”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit