Home Aktualitet Produkte të s...

Produkte të skaduara, AKU kontrolle në Fier dhe Korçë, gjobit 2 subjekte

28
0

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, referuar denoncimeve të ardhura ka reaguar menjëherë nëpërmjet strukturave të tij, Drejtorisë Rajonale Fier dhe Korçë, duke kryer inspektime në dy subjekte me aktivitet “market” dhe “prodhim, përpunim produkti mish dhe nënproduktet e tij”.

Nga kontrolli i ushtruar në ambientet e subjektit në qytetin e Fierit, ka rezultuar se subjekti ka problematika në plotësimin e dokumentacionit. Ndërsa, nga kontrolli i ushtruar në subjektin me aktivitet “market” në qytetin e Korçës, u konstatua tregtim i produkteve ushqimore me afat të kaluar përdorimi.

Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese vendosi masat administrative me gjobë në vlerën totale të 400’000 lekëve, si dhe masën bllokim produkti me destinacion asgjësim.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit falënderon të gjithë qytetarëve.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit