Home Aktualitet Projekt pilot...

Projekt pilot me modul antikorrupsionin, Kushi: Marrëveshje për forcimin e kulturës së ligjshmërisë tek nxënësit

9
0

Këtë të martë u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit mes Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministrisë së Drejtësisë dhe Ambasadës Italiane në Tiranë, e cila ka për qëllim promovimin e përbashkët të një projekti pilot edukativ me modul antikorrupsionin.

Ky projekt pilot do të nisë shtatorin e ardhshëm dhe do të zbatohet në katër shkolla të mesme ku mësohet edhe gjuha italiane, dhe do të ketë në fokus mbështetjen e nxënësve për krijimin e kulturës së ligjit dhe qytetarisë së përgjegjshme aktive. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi foli për rëndësinë e kësaj marrëveshjeje dhe misionin kryesor të MASR në sistemin arsimor.

”Edhe unë jam shumë e nderuar sot që kemi mundësinë të nënshkruajmë këtë marrëveshje për një projekt pilot edukativ me modul antikorrupsionin. Në fakt, misioni kryesor në shkollat tona, në të gjithë sistemin tonë arsimor, është që t’i pajisim nxënësit me njohuri dhe aftësi që nesër të bëhen jo vetëm profesionistë të mirë, punonjës të suksesshëm, por edhe qytetarë të denjë. Për këtë arsye, në shkolla tona ne përpiqemi që t’i edukojmë me vlerat më të mira njerëzore, me vlerat më të mira të qytetarisë dhe demokracisë. Sa më shpejt, në moshë të hershme t’i edukojmë këto vlera tek nxënësit tanë, aq më shumë shanse do të kemi që nesër të jetë vërtetë ata qytetarët e denjë për një shoqëri të shëndetshme”,-tha Kushi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit