Home Aktualitet Protesta peng...

Protesta penguese e opozitës për Unazën e Madhe të Tiranës, një idiotësi e papame!

1515
0
Çdokush ka parë protestën e opozitës te Unaza e Madhe e Tiranës. PD e shfrytëzoi politikisht dhe për interesa përfitimi personale nga pazaret e fshehta me pushtetin.
Ditën bënte protestë, deri nga ora 21.00 e darkës, kurse natën vonë flirtonte me qeverinë.
Ata, që vuajtën burgun dhe ndëshkimin policor ishin të varfër, që u përdoren nga lidershipi opozitar dhe në fund u tradhtuan.
Qeveria duhej të ishte më e kujdesshme me disa familje. Por ai projekt Unaze ishte fantastik, pasi tani shikohet nga çdo qytetar se Unaza e Madhe është e përkryer dhe nuk ka më trafik si dikur.
Duhet pranuar se kryeministri Rama, kryebashkiaku Veliaj dhe ish-ministri Gjiknuri kishin të drejtë në këtë projekt që sot është bërë realitet.
Ndërsa militantët, ata që janë njerëzit e thjeshtë, duhet të mos shkojnë pas çdo çobani elektoral që i thërret në bllokime, pasi në mesnatë janë të tradhtuar nga ata që i kërkojnë në beteja së koti.
Sot kryeministri Rama ka postuar videon e kësaj Unazae të Madhe, edhe si pjesë e propogandës së tij mjeshtrore, por e verteta mbetet se Unaza u bë dhe krejtësisht europiane.
Unaza e Madhe e Tiranës, ku tanimë kanë përfunduar 5 tunelet në nyjën kryesore të ish-sheshit Shqiponja dhe nënkalimit te Zona e Astirit, falë të cilave trafiku është lehtësuar ndjeshëm si në hyrje dhe në dalje të Tiranës”.
Kur flitet për investime strategjike për kryeqytetin apo pjesë të territorit, nuk duhet bërë opozitë sa për të thënë se jemi opozitë.
Opozita, sidomos LSI, po bën betejë për inceneratorët dhe këtu duket se ka një betejë me fakte dhe në interes të qytetarëve.
Ndërsa në lidhje me Unazën e Madhe të Tiranës, por edhe ajo që po bëhet te TEG, të cilat janë investime që i duhen qytetarëve, opozita nuk duhet të bllokonte për interesa meskine politike.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit