Home Aktualitet Protestat? Ça...

Protestat? Çani: Berisha është në luftë me akrepat e orës, vështirë të çajë rrethimin

346
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në dy ditët e fundit ka folur për nisjen e protestave të fuqishme për të përmbysur qeverinë, por që gazetari Arian Çani e sheh si diçka të vështirë.

”Më duket e vështirë se protestat edhe në vendet e Europës me standarde demokratike të vërteta kanë dështuar. U bënë vite që nuk po shohim një qeveri të rrëzohet nga protestat, aq më tepër kur udhëhiqen nga parti politike. Janë minimaliste kur janë partiake. I shërbejnë thjesht Berishës dhe opozitës për të krijuar shpresë për një të ardhme. Nuk besoj se protestat mund ta rrëzojnë, aq më tepër këtë lloj qeverie”,-tha në ”MCN TV”.

Sa i takon kërkesës së Berishës për mbështetjen e demokratëve, ndërkohë që deputeti gjerman Piter Beier tha se Berlini nuk jep mbështetjen për një opozitë që udhëhiqet nga një person non grata, Çani deklaroi se ish-kryeministri e ka të vështirë që të çajë izolimin.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit