Home Aktualitet Protestat i s...

Protestat i shuan politika dhe media

58
0

Banorët e Bërxullës protestuan disa herë, në fshatin e tyre dhe më pas para Parlamentit në një përpjekje të pasuksesshme për të tërhequr vëmendjen. Protesta e tyre nuk pati në krah asnjë politikan të opozitës të cilët dukshëm, kujdesen për interesat e koncesionarit të rrugës Milot-Kashar, se sa për interesat zgjedhësve të tyre. As mediat, në pjesën më të madhe nuk i dhanë mbështetje, por heshtën në favor të koncesionarit.

Ku nuk është i vetmi rast, pak vite më parë në Valbonë kundër hidrocentraleve e më pas në unazën e re kundër marrjes së pronës. Të tre protestat nuk gjetën mbështetjen e politikes, veçanërisht opozitës por edhe nga mazhoranca. Të dyja krahët politike çdo 2 vite u kërkojnë votat si për zgjedhjet e përgjithshme edhe ato lokale. Por këto protesta nuk gjeten as mbështetjen e mediave plotësisht. Top Channel ishte ndër te paktat media që raportuan për HEC-et në Valbonë.

Ato u ndërtuan duke shkatërruar një nga atraksionet më të bukura turistike në vend. U raportua dhe afera e unazës së madhe, por politikanë të opozitës e përdoren vetëm për interes të tyre, pasi brenda pak kohësh protestuesit u braktisën dhe u gjetën përballë forcës së shtetit që zgjohej para opozitës për të shkatërruar banesat në unazën e re.

Ndërsa opozitarët nuk ju hapnin me telefonin banorëve për shkak se ishin në gjumin e thellë konsensual. Protesta u shua dhe rruga u shtrua duke iu marr pronën qytetarëve. I njëjti fenomen, mbase edhe më flagrant po ndodh me banorët e Bërxullës të cilëve po ju grabitet prona, tokat dhe shtëpinë. Banorët po protestojnë por, shteti, opozita dhe një pjesë e mire e mediave kanë mbyllur veshët.

Me gjasa dhe kjo grabitje e tokës do te kalojë pa asnjë problem për koncesionarin. Sepse sa herë qëka protesta ndaj koncesionareve, shteti hesht, opozita hesht dhe media behet palë me koncesionarin. Kjo është vrasje e interesit publik, interesit të qytetarëve të thjeshtë që do dite e me tepër zgjedhin të largohet nga ky vend sesa të përballet me abuzimet. /Top Channel/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit