Home Aktualitet PS rifiton Ku...

PS rifiton Kukësin, gazetari: Berisha humbi 1 bashki, Basha gjithë ato

48
0

Kukësi është rifituar sërish nga Partia Socialiste. Gazetari Elkier Bushkolaj tha në një intervistë për ”Euronews Albania” se nuk mund të bëhet përgjegjës drejtpërdrejtë Berisha për humbjen në Kukës.

Për të Basha humbi më shumë se 1 bashki dhe prapë nuk e bëri njeri përgjegjës, kështu që gazetari ishte i mendimit se përgjegjësia për humbjen duhet ndarë mes të gjithëve.

“Kukësi është një mesazh i qartë së pari për opozitën. Kam vënë re që ka një artikulim sikur opozitën e bëjnë monopol të zotit Berisha. Zoti Berisha është kreu i grupimit më të madh opozitar, por nuk është përgjegjësi kryesor për humbjen e Emri Vatës. Përgjegjës për humbjen e Emri Vatës, për mua është gjithë faktori opozitar. Është e pamundur që ti të akuzosh për përgjegjës direkt kryetarin e partisë për një njësi vendore.

A duhet të ketë përgjegjësi për humbjen në Kukës? Absolutisht që duhet të ketë përgjegjësi për humbjen në Kukës nga gjithë struktura përgjegjëse që ka qenë në Kukës dhe ka marrë përsipër organizimin e fushatës, qoftë deputeti, qoftë kush ka qenë drejtues i fushatës, qoftë zoti Noka. Absolutisht duhet të ketë një përgjegjësi, por që të shkohet direkt fajin e ka Berisha, nuk besoj se është korrekte kjo. Basha humbi gjithë ato zgjedhje dhe në fund të ditës nuk ishte Basha i vetmi fajtor për humbjen e atyre zgjedhjeve”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit