Home Aktualitet ”PS ti ...

”PS ti hash atë që s’thuhet”, Noka kërkon përjashtimin e Ballës nga seanca: Përdori zhargon ordineri

101
0

Deputeti i Partisë Demokratike, pjesë e grupit të Rithemelimit, Flamur Noka ka kërkuar përjashtimin nga seanca parlamentare të Taulant Ballës, pas deklaratave që ky i fundit bëri në adresë të Sali Berishës.

Noka i kërkoi kryeparlamentares Lindita Nikolla që të marrë masa për gjuhën e përdorur nga kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla.

“Ju jeni edhe deputete e Kuvendit, jeni edhe një zonjë, jeni edhe një nënë, tashmë jeni bërë edhe gjyshe, nuk besoj që jeni shurdh. Të paktën kështu kam informacion. Fjala e përdorur nga parafolësi është një zhargon i vulgut ordiner të rrugës, nuk është fjalë që mund të përdoret në këtë Kuvend. Ndërhyni dhe merrni masa. Kërkoj të përjashtohet urgjentisht si halabak ordiner parafolësi. Gjuha e rrugës nuk mund të jetë gjuhë që të prevalojë këtu në Parlament”, tha Noka.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit