Home Aktualitet ”Pse ës...

”Pse është ftuar Kurti?”, kryeministri Vuçiç: Greqia dhe Ukraina s’do ta njohin Kosovën

46
0

Pas darkës që u mbajt të hënën dhe takimeve në Athinë, Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç deklaroi se asnjë nga këto dy shtete nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“Ia kam sqaruar situatën rreth Kosovës, mendoj se nuk do të ketë ndryshime në raport të Ukrainës me Republikën e Serbisë dhe respektimin e integritetit territorial dhe mendoj se kjo ka qenë një punë e rëndësishme për ne”, citohet Vuçiç.

Ai shtoi se është njoftuar nga zyrtarët grekë se nuk do ta ndryshojnë qëndrimin sa i përket njohjes së pavarësisë së Kosovës. “Mbrëmë kam biseduar me ministren e jashtme dhe shumë zyrtarë tjerë grekë, besoj se sot do të kem bisedime të mira me Kyriakos Mitsotakis rreth miqësisë shekullore dhe do të vazhdojmë në këtë drejtim. Ai më ka thënë mbrëmë se nuk do të ketë ndryshim të qëndrimit të Greqisë rreth çështjes së pranimit të pavarësisë së Kosovës”, citohet Vuçiç.

Gjatë takimit informal në Athinë, Presidenti i Serbisë kërkoi llogari pse ishte ftuar Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. “Nuk e kisha problem pse ishte Kurti aty. Në asnjë vend nuk ishte shkruar Kosova apo Serbia, por vetëm Beogradi e Prishtina. Nuk kishte flamuj”, citohet Vuçiç.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit