Home Aktualitet Pse tatimet n...

Pse tatimet nuk kontrollojnë agjensitë e pronave të patundshme për fshehje të ardhurash?

278
0

Në Shqipëri ka shumë agjensi për pronat e patundshme. Emra të ndryshëm gjen kudo në rrjetet sociale. Pak prej tyre regjistrohen në tatime ose më së shumti shumë prej këtyre nuk paguajnë tatimet dhe detyrimet fiskale konform ligjit, pasi mashtrojnë me fatura për t’iu shmangur detyrimeve tatimore.

Nëse don të shesësh apo blesh një pronë, nëse don të japësh apo marrësh një shtëpi me qera duhet të kalosh patjetër nga këto agjensi private të cilat qarkullojnë realisht miliona euro, por që paguajnë qindarka në tatime.

Siç po kontrollojnë call centerat, policia dhe tatimet duhet të kontrollojnë kompanitë apo firmat e shitjeve të pasurive të patundshme, sepse miliona euro mungojnë buxhetit të shtetit nga këto agjensi.

Po shiten pronat dhe pasuri të mëdha në shifra të jashtëzakonshme dhe së paku këto agjensi marrin minimumi 3 përqind të shumës. Ose nëse japin shtëpi me qera të marrin një qera mujore ose edhe dy qera mujore.

Por këto euro apo lekë nuk deklarohen në tatime.

Një kontroll te të gjitha këto agjensi nga tatimet apo krimi ekonomik, e me siguri miliona euro mund të mbushin arkën e shtetit.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit