Home Aktualitet Punoi si dado...

Punoi si dado në Gjermani, gazetarja e njohur Juli Ristani: Ja si e nisa punën e parë

112
0

Modestia dhe thjeshtësia janë dy tipare që karakterizojnë më së miri gazetaren e Top Channel Juli Ristanin. Këtë e ka treguar edhe sot vetë gazetarja, e cila në studion e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ka treguar copëza nga jeta e saj.

Edhe pse nuk është pjesë e rrjeteve sociale, ku shumë persona zgjedhin të ndajnë momentet më të veçanta nga përditshmëria, Ristani është shprehur se ato momente i pëlqen t’i mbajë private. Puna e saj e parë e paguar ishte si dado në Gjermani, aty ku ka zhvilluar studimet e larta.

”Nisa të punoja punë sporadike duke qenë se di gjuhë të huaja. Puna ime e parë ishte në bujqësi me këto kampet me pionerë, mbledhje gruri, fasulesh, mbjellje lakrash. Kjo më ka dhënë një lloj kompetence kur flas me njerëzit në fshat. Ndër punët e para të paguara ka qenë dado në Gjermani, paralelisht të nxirrja ndonjë lek dhe nuk ishte lek i vogël, si studente kisha qejfet e mia. Kam punuar nëpër panaire si përkthyese, kam punuar gjithmonë nga dy tre punë, në mos një përkthim, dublime, audiobook. Për një kohë të gjatë punova tek digital”,-tha Juli Ristani.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit