Home Aktualitet QARKU DURRËS ...

QARKU DURRËS dhe rezultatet finale! Sako fitore jo të lehtë përballë Carës, në Shijak dhe Krujë fiton po PS-ja

561
0

Edhe në qarkun e Durrësit është mbyllur numërimi i votave që qytetarët hodhën më 14 Maj dhe në të tre bashkitë e këtij qarku, ka fituar Partia Socialiste.

Durrësi është fituar nga kandidatja dhe kryetarja aktuale, Emiriana Sako me 481114 vota përballë rivalit, kandidati i koalicionit ”Bashkë Fitojmë” Igli Cara me 38518 vota. Pas fitores në këtë garë, Sako është shprehur se ndihet shumë krenare me rezultatet paraprake dhe se nuk ka fjalë të falënderojë qytetarët që e kanë mbështetur.

Shijak fitoi edhe kryetari dhe kandidati i PS-së, Elton Arbana. Më herët Rama përgëzoi Arbanën dhe ekipin e tij përmes një video telefonate. Po ashtu Arbana falënderoi mbështetësit, por edhe ata që janë treguar skeptikë, për të cilët tha se nuk do i zhgënjejë.

Krujë fiton PS-ja, ku kryetari dhe kandidati Artur Bushi ka marrë 17600 vota përballë kandidatit të koalicionit ”Bashkë Fitojmë”, Agron Loka me 9372 vota.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit