Home Aktualitet QARKU LEZHË d...

QARKU LEZHË dhe rezultatet finale/ Në Mirditë fiton “Bashkë Fitojmë”, në Lezhë PS-ja. Në Kurbin vijon numërimi

324
0

Edhe në qarkun e Lezhës është mbyllur numërimi i kutive të votimit, ku me 18021 vota, kryetari dhe kandidati i PS-së Pjerin Ndreu ka fituar një mandat të dytë të kreu të bashkisë së Lezhës. Rivali i tij nga koalicioni ”Bashkë Fitojmë”, Pash Gjoni mori 16140 vota. Në Lezhë PS-ja fitoi me 1881 vota diferencë.

Pas tensioneve, ka përfunduar numërimi i votave në bashkinë e Mirditës. Kandidati i “Bashkë Fitojmë”, Albert Mëlyshi mundi në këto zgjedhje socialistin Ndrec Dedaj me 6355 vota në Mirditë, ndërsa ky i fundit mori 5160 vota.

Kurbin vijon numërimi me 44 kuti të lexuar nga 74 dhe në avantazh është PS-ja me kandidatin Majlinda Cara me 7027 vota përballë kandidatit të koalicionit ”Bashkë Fitojmë” Behar Haxhiu me 6827 vota.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit