Home Aktualitet QARKU VLORË d...

QARKU VLORË dhe rezultatet finale/ Ish-diplomati Dredha fiton thellë! BF merr Himarën! Finiqi në dorën e MEGA

741
0

Edhe në qarkun e Vlorës, kutitë e votimit janë hapur të gjitha. Në bashkinë e Vlorës fitues ka dalë ish-diplomati Ermal Dredha me 28243 vota përballë rivalit të koalicionit ”Bashkë Fitojmë”, Hysni Shara që mori 11787 vota. Dredha merr kështu mandatin e parë të krye të bashkisë së Vlorës.

Në Selenicë ka fituar kandidati i PS-së Nertil Ballaj ka fituar me 5074 vota dhe kandidati i ”Bashkë Fitojmë”, Leonard Rakipaj ka marrë 3525 vota.

Në bashkinë e Sarandës fitues është shpallur kandidati i PS-së Oltion Çaçi me 7909 përballë kandidatit të koalicionit ”Bashkë Fitojmë” Ardit Çikuli që mori 5017 vota.

Në Bashkinë Delvinë fitues është shpallur kandidati i mazhorancës Besmir Veli me 63.64 %, përballë kandidatit të BF Ilir Mehmeti me 36.36 %.

Në Bashkinë e Konispolit është shpallur fitues Orges Dule i PS-së me 54.67 % përballë kandidatit të Bashkë Fitojmë Fatmir Shero me 45.33 %.

Në Bashkinë Finiq ka fituar kandidati i partisë MEGA, Romeo Çakuli me 2221 vota.

Në bashkinë e Himarës ka fituar kandidati i koalicionit ”Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri me 19 vota më shumë kundrejt kandidatit socialist Jorgo Goro.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit