Home Aktualitet Qytetarët vle...

Qytetarët vlerësojnë Bashkinë e Tiranës, ja si ka ndryshuar mendimi i tyre në 4 javë

187
0

Barometri në Euronews ka pyetur qytetarët e Tiranës sesi po shkojnë gjërat në kryeqytet dhe ka një rritje si të atyre që mendojnë se gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur edhe të atyre që mendojnë se gjërat po shkojnë në drejtimin e gabuar.

Nga 46.5% që ishin në Shkurt 2023 qytetarët që mendojnë se gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur anë shkuar në 49.8% në muajin Mars 2023. Po ashtu nga 34.4% që ishin në Shkurt 2023 qytetarët që mendojnë se gjërat po shkojnë në drejtimin e gabuar kanë shkuar në 35.1%.

Ndërsa numri i qytetarëve që mendojnë se gjërat po shkojnë njësoj është ulur nga 18.6% që ishte në Shkurt 2023 në 14.7% në muajin Mars 2023. Ndërsa kur i pyesim se si po shkojnë gjërat në Bashkinë Tiranë krahasuar me Shqipërinë përsëri kemi një rritje edhe të atyre që mendojnë se janë më mirë edhe të atyre që mendojnë se janë më keq.

Nga 54% që kanë qenë në Shkurt qytetarët që mendonin se gjërat po shkojnë në mirë në Tiranë se në vendi është rritur në 55.4% në muajin Mars. Po ashtu nga 15.9% që ka qenë në Shkurt numri i atyre që mendonin se gjërat po shkojnë më keq në Tiranë se në vend ka shkuar në 16.2% në muajin Mars.

Ndërkohë numri i atyre që mendojnë se gjërat po shkojnë njësoj si në Tiranë si në vend nga 28.5% është ulur në 27.2%. Për pyetjen si po shkojnë gjërat në Bashkinë Tiranë krahasuar me 5 vite më parë ata që mendojnë se po shkojnë më mirë nga 18.5% që ishin në Shkurt 2023 kanë shkuar në 21.9% në muajin Mars.

Numri i qytetarëve që mendojnë se gjërat në kryeqytet po shkojnë më keq se 5 vite më parë është ulur nga 48.7% që ishte në Shkurt 2023 në 45.3% në muajin Mars 2023.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit