Home Aktualitet Rama: Basha b...

Rama: Basha bëhet President?! Vetëm kur Berisha të marrë një çmim ”OSCAR”!

658
0

Pas mbledhjes së Asamblesë së PS-së, shefi i selisë rozë, kryeministri Edi Rama doli në një deklaratë për mediat. I pyetur për çështjen e Presidentit të ri, pra nëse Basha mund të jetë President nga PS, Edi Rama tha me ironi se Lulzim Basha mund të bëhet, kur Sali Berisha të marrë një çmim ”OSCAR”.

Rama theksoi edhe se Partia Socialiste i ka votat për herë të parë për të zgjedhur e vetme Presidentin e ri të Shqipërisë dhe se nuk varet nga asnjë palë.

”Kemi një skuadër të mandatuar për të hapur një kanal komunikimi me forca grupe dhe individë në parlamentin e Shqipërisë që përfaqësojnë anën tjetër, që është me copa dhe çika. Kemi hapur një proces të brendshëm, kemi për herë të parë që PS-ja i ka votat dhe nuk jemi të varur”, tha Rama.

Kryeministri theksoi edhe se problemi më i madh i partisë që drejton është vetvetja, pasi kundërshtarët janë aktualisht “një problem që nuk ekziston”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit