Home KRYESORE Rama: Gati të...

Rama: Gati të shkoj që nesër në SPAK për të treguar se kush janë “kokat” e korrupsionit dhe krimit

1237
0

Kryeministri Edi Rama ka folur sërish në përmbyllje të Kongresit të PS.

Ai tha u ndal sërish te SPAK, ku tha se duhet të godasë në të gjitha anët, por edhe të qëllojë në kokë.

Për këtë, ai tha se prokurorët e kësaj strukture duhet të kenë gjunjë të forta.

“Do të ishte tradhti e lartë nga një populli të tërë që pret drejtësi dhe ne që luftojmë për drejtësi. Duke qenë se është dita e sotme dhe duke qenë se SPAK s’do të ekzistonte po të mos ishte kjo parti ndaj unë i thashë disa fjalë edhe për SPAK-un. Kjo parti meriton të di për diçka që nuk shkon. Ajo që nuk shkon dhe të gjithë e shohin, e komentojnë. Shumë njerëz ma thonë dhe flas për shumë njerëz, jashtë interesave të drejtpërdrejta dhe natyrisht kjo është e vërtetë. Dua ta ripërsëris edhe njëherë. Nuk do të merrem me këtë çështje më tutje. Do të vazhdoj të pres me durim që SPAK-u të hy më thellë në karterin e vullkanit, që nuk gjenden në oborrin e PS. E dinë e gjithë Shqipëria, partnerët, i dinë edhe prokurorët e SPAK-ut. Duhen veprime të forta, shumë të forta. Shpresojnë t’i kenë, gjunjë të forta. Të bëjnë detyrën historike që kanë ndaj Shqipërisë, shqiptarëve dhe reformës. Të godasin nga të gjitha anët, por të godasin lart. Ka kohë për të shkuar te arka me peshk dhe zgjerimi i dritareve pa leje. Ka shumë më përpara se sa burgu ku shkohet deri atje. Këtu rrotullohen të vdekurit nëpër varre nga plumbat në bulevard.

Ndërkohë që këtu vjedhjet, marramendëse dihet se kush i ka bërë. I dinë të gjithë. Jo vetëm e dinë, por janë të gjitha dosjet, dokumentet, dëshmitarët. Janë të gjitha. Kështu që, asnjë hezitim për të goditur këdo në këto anë që ha në shpinë të PS, këdo që ka besimin e kësaj familje dhe timin. Në ndërkohë kuçedra e korrupsionit, duhet goditur në kokë. Nëse janë të gatshëm të dinë se kush është koka, jam i gatshëm të shkoj që nesër te SPAK. Që të mos bëjmë referendum popullor, nëse kanë ndonjë problem me shqisat e perceptimit”, tha Rama.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit