Home KRYESORE Rama-Veliaj n...

Rama-Veliaj në Romë, vizitë zyrtare. Qeveria italiane: Shqipërisë duhet ti hapen zyrtarisht negociatat deri në fund të vitit

174
0

Sonte ndodhen në Itali kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj në një vizitë zyrtare.

Në fillim kryeministri Edi Rama u prit nga kryeministri italian Mario Draghi në Palazzo Chigi. Me pas dhanë një konferencë të përbashkët shtypi.

Pas takimit me kryeministrin italian, Edi Rama u prit nga kryetari e ri të Bashkisë së Romës, Roberto Gualtieri.

Në darkë vonë kryeministri Rama u takua në Palazzo della Farnesina me Ministrin e Jashtëm italian, Luigi Di Maio.

Ministrin i Jashtëm italian, Luigi Di Maio gjatë fjalës së tij konfirmoi mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE.

“Konfirmoj mbështetjen tonë për Shqipërinë dhe popullin shqiptar në rrugën drejt BE. Mbështesim hapjen e negociatave. Shkëmbimi që patëm sot në komitet ka qenë shumë frytdhënës, tani kemi objektiv që muajt e ardhshëm idetë ti realizojmë.  Mbështesim hapjen e negociatave për anëtarësim para fundit të vitit. Kjo do të jepte një mesazh besimi për të gjithë rajonin  e Ballkanit. Shkëmbimi që patëm sot në komitet ka qenë frytdhënës. Kemi objektiv që në muajt e ardhshëm ti kemi operative idetë dhe sot ramë dakord për një plan veprimi për të gjitha angazhimet që kemi ndërmarrë në të gjitha sektorët, infrastrukturë dhe tranzicion ekologjik. Italia është klienti i parë i Shqipërisë, kjo na bën krenare. Tema e tranzicionit ekologjik dhe ndërhyrja që ka bërë Italia, prania në tregun shqiptar dhe perspektiva nëpërmjet linjës së interkonjeksionit Shqipëri- Mali i Zi na çojnë në këtë drejtim”, tha ai.

Në takime kryeministri Rama shoqerohej nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ministri brendshëm Bledi Çuçi si dhe i përhershmi e i kudondodhuri Endri Fuga.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit