Home POLITIKE Raporti i DAS...

Raporti i DASH/ Vasili: Vulos që kemi një qeveri droge, dhe se Rama është si Pablo Escobar

126
0

Për Departamentin Amerikan të Shtetit, Shqipëria shërben si bazë për grupet e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, të cilat e përdorin edhe si nyje kryesore për të kaluar drejt vendeve europiane. Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili në një reagim ndaj raportit, thotë se DASH volus se kemi një qeveri droge dhe nuk nguron që kryeministrin Edi Rama ta quajë Pablo Escobar. Nënkryetari i LSI-së nënvizon edhe se asnjë demagogji rilindase apo e çdo ndërkombëtari symbyllur nga “halli”, nuk i fsheh dot këto dhe nuk shet dot më suksese imagjinare.

Postimi i plotë

Raporti vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit mbi Strategjinë e Kontrollit të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike shume i qarte dhe asgjesues. Ja të vërtetat e mëdha qe DASH i vulos:

🚩“Shqipëria mbetet e pambrojtur ndaj Pastrimit të Parave për shkak të korrupsionit, pranisë së rrjeteve të krimit të organizuar dhe boshllëqeve në legjislacion dhe mbikëqyrje”.
🚩 “kanabisi shqiptar dërgohet në Turqi dhe këmbehet me heroinë dhe kokainë, të cilat kontrabandohen nëpër Evropë nga trafikantët kombëtarë shqiptarë”
🚩 trafikantet shqiptare: “luajnë një rol të madh në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe rrjetet e krimit të organizuar”.
🚩 Shqipëria konsiderohet si “një element kyç i rrugës ballkanike të trafikut të drogës në Evropën Perëndimore dhe në Mbretërinë e Bashkuar”,
🚩 “grupet shqiptare të krimit të organizuar janë të pranishme në Shtetet e Bashkuara, Britaninë e Madhe dhe në të gjithë Evropën, si dhe në Amerikën e Jugut, duke përfshirë Ekuadorin, Kolumbinë dhe Perunë”.
🚩Grupet shqiptare vlerësohet të kenë shtrirë praninë e tyre në të gjitha hallkat e trafikut që nga blerja, transporti, shpërndarja deri te zinxhiri i shitjeve në Evropë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.

Këto janë të vërtetat e qeverisë rilindase të Edi Ramës, ku ky është kthyer praktikisht në një Pablo Eskobar në karrigen e kryeministrit që qeveris me para droge të cilës ja ka hapur dyert katër kanat dhe e mbron me polici e ushtri. Asnjë demagogji rilindase apo e çdo ndërkombëtari symbyllur nga “halli”, nuk i fsheh dot këto dhe nuk shet dot më suksese imagjinare, që në realitet janë e kunderta: dështime tragjike shkatërrimtare për vendin.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit