Home Aktualitet Veliaj me adm...

Veliaj me administratorët e pallateve: Thirrje banorëve të aplikojnë për fondin e komunitetit, rrit ndjeshëm vlerën e pronës

61
0

Hapja e thirrjeve të reja për vitin 2024, sa i përket bashkëpronësisë dhe ruajtjes së ambienteve në pronësi të përbashkët ka qenë në fokus të bashkëbisedimit që kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi me administratorët e pallateve në kryeqytet. Sipas kryebashkiakut, edhe kjo nismë e iniciuar nga Bashkia e Tiranës, ashtu si në çdo punë dhe projekt në shërbim të kryeqytetit ka hasur në kundërshtinë e opozitës.

Për kreun e Bashkisë, vëmendja duhet t’i kushtohet shumicës që jeton punon me ndershmëri dhe atyre që e duan qytetin.

Ka një minorancë që bën zhurmë çdo ditë, për çdo lloj pune. E filluan edhe tek këndi i lojrave me zhurmë, edhe tek Astiri, Pazari, edhe tek Kalaja, tek liqeni, edhe tek liqeni dytë i Farkës, edhe tek bulevardi. Pothuajse çdo punë. Edhe këtu tek Liceu, thane: “jo, po këta do bëjnë pallat”, ndërkohë shikoni çfarë auditori! Duket sikur i kushtojmë shumë vëmendje një grupi të vogël që bën zhurmë dhe harrojmë një shumicë njerëzish që jeton, që punon me ndershmëri, që e do qytetin, që mban pastër, që do rregull, që ka një komunikim serioz me komunitetin, që kupton që atdheu nuk fillon tek pika doganore kufitare, por fillon tek shtëpia, pallati yt, tek shesh pushimi, tek mënyra se si bashkëpunon me komunitetin”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku theksoi se rritja demografike e Tiranës si dhe fluksi i qytetarëve të huaj që kanë zgjedhur të jetojnë apo punojnë në kryeqytetin shqiptar do të diktojë rrjedhimisht ndjesinë e menaxhimit të aseteve në komunitet edhe në gjuhë të huaj. Rritja e investimit në Real Estate, si një ndër fushat më të mëdha të investimit në kryeqytet, për kryebashkiakun konsiderohet si një lajm i jashtëzakonshëm, pasi do të sjellë automatikisht edhe rritjen e vlerës së pronës dhe cilësisë së jetesës në Tiranë.

Veliaj bëri thirrje që 2024 të jetë viti ku të gjithë pallatet në kryeqytet të kenë administratorin e tyre. Sipas tij ky objektiv synon të nxisë ndjesinë e bashkëpronësisë dhe bashkëpunimit të vetë qytetarëve, ndërkohë që dënoi ashpër edhe sulmet vandale ndaj një ndërtese monument kulture, siç është Bashkia e Tiranës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit