Home Sporti “Regjisor i p...

“Regjisor i pastër, i bukur për t’u parë”, Eurosport vlerëson Ramadanin në duelin ndaj Juventusit

40
0

Juventus mposhti Leccen në javën e 6-të të Serie A, me bardhezinjtë që në shtëpinë e tyre fituan me shifrat 1-0 falë një goli të Milik në pjesën e dytë. Pjesë e rëndësishme e Lecces, ashtu si edhe në pesë ndeshjet e para, ishte mesfushori i kombëtares, Ylber Ramadani.

Ramadani luajti për 69 minuta teksa u zëvendësua për herë të parë në këtë sezon, kjo edhe sepse ishte ndëshkuar me karton të verdhë në pjesën e parë. Megjithatë, 69 minutat mjaftuan që 27-vjeçari të marrë një vlerësim shumë pozitiv nga Eurosport që i vendosi notën gjashtë paraqitjes së shqiptarit

“Një regjisor i pastër, i bukur për t’u parë dhe që merr gjithnjë vendimet e duhura në fushë. Është autor i një pjese të parë të shkëlqyer, bie pak në pjesën e dytë pasi nuk kishte sasinë e duhur të “benzinës” për të furnizuar skuadrën në fazën ofensive”, shkruan Eurosport për paraqitjen e Ramadanit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit