Home Aktualitet Regjistrimet ...

Regjistrimet në klasat e para, ministrja Kushi: Afati i aplikimit deri më 30 qershor

42
0

Prej disa ditësh në sistemin e-Albania kanë nisur regjistrimet e nxënësve në klasat e para për vitin shkollor 2023-2024. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Arsimit dhe Sporit, Evis Kushi, në një postim në rrjetet sociale.

“Afati për këtë shërbim online është data 30 qershor 2023 dhe të gjithë prindërit që kanë nevojë për ndihmë do të mbështeten nga stafe të dedikuara në çdo shkollë”, tha Kushi.

Prindërit mund ta regjistrojnë fëmijën në vetëm një minutë, pa pasur nevojë të dorëzojnë dokumente shtesë, të presin në radhë apo të harxhojnë kohë dhe energji.

Çdo prind apo kujdestar ligjor pasi të hyjë në llogarinë e tij në portal, duhet të plotësojë formularin e aplikimit, të përzgjedhë me saktësi njësinë administrative, rrugën dhe shkollën që shfaqet në sistem. Në vitin 2021 kjo mënyrë regjistrimi u aplikua vetëm në 182 shkolla, ndërsa vitin e kaluar edhe këtë vit përfshin të gjitha shkollat e vendit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit