Home Aktualitet ARRSH tregon ...

ARRSH tregon gjendjen e rrugëve pas reshjeve të borës: Pajisuni me zinxhirë

31
0

Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje të dendura dëbore në disa akse rrugore.

Dëbora ka rënë në Bilisht-Kapshticë, Qafë Qarri-Ersekë, në Dardhë, në Voskopojë, Zëmblak-Dogana Goricë, Pukë-Fushë Arrëz, Qafë Mali-Kukës dhe në Valbonë

Temperaturat kanë qenë në vlera negative deri në -3 °C

Sipas ARRSH, mjetet borëpastruese kanë punuar për pastrimin e borës dhe shpërndarjen e kripës dhe qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale.

Drejtuesit e mjeteve duhet të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet e mësipërme që janë me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit