Home Aktualitet Rikthehet në ...

Rikthehet në Tiranë komedia që të merr frymën nga të qeshurat, Boeing-Boeing

137
0

Komedia “Boeing Boeing” nga Marc Camoletti do të shfaqet në Teatrin Veror të Universitetit të Arteve, të mërkurën, dhe të enjten 9 Shtator 2021 në orën 20:00.

Farsa moderne franceze, e cila është përkthyer dhe është shfaqur në gjithë botën, paraqet një arkitekt të suksesshëm parizian i cili bashkëjeton me tri stjuardesa ajrore.

Me ndihmën e shtëpisë së tij dhe oraret e tyre të fluturimit i mban të gjitha për mrekulli. Kur shoku i tij i vjen në shtëpi dhe Boeing prezanton një aeroplan të ri, më të shpejtë, gjërat fillojnë të ngatërrohen.

Shfaqja përfshin emra të famshëm të skenës shqiptare, të cilët do të interpretojnë arkitektin e suksesshëm, tre të dashurat stjuardesa, shërbëtoren shtëpiake e cila është e mirë në gjithçka, dhe shokun e arkitektit.

Biletat rezervohen në: 0694820625

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit