Home Bota Rindizet Alar...

Rindizet Alarmi i Bombardimeve! Izraeli gati ofensivën në Gaza, hidhen fletëpalosje nga ajri për palestinezët

30
0

Forcat e Mbrojtjes Izraelite po shpërndajnë fletëpalosjeje në qytetin Beit Lahia në Rripin e Gazës.

Fletëpalosjet të cilat po shpërndahen nga ajri u kërkojnë banorëve të shkojnë në vendstrehime të sigurta për shkak të nisjes së bombardimeve.

Ku gjithashtu theksohet se do të shkatërrohen të gjitha ndërtesat ku vepron Hamasi.

Këto veprime po ndërmerren si kundërpërgjigje ndaj veprimeve të Hamasit, bën me dije Izraeli.

Sakaq, disa qindra mijëra trupa izraelite po grumbullohen në kufirin me Gazën, të cilët sipas komandës ushtarake të vendit janë gati të ekzekutojnë misionin që u është dhënë.

Me kryeministrin Benjamin Netanyahu që formoi të ashtuquajturin “kabineti i luftës” me rivalin politik Benny Gantz po rriten spekulimet se një pushtim i Gazës është shumë i afërt.

“Çdo anëtar i Hamasit është një njeri i vdekur. Hamas është si ISIS dhe do të shkatërrohet dhe asgjësohet ashtu si bota asgjësoi ISIS”, tha Netanyahu.

Izraeli ka vijuar të bombardojë Gazën. Mbi 1.100 persona janë vrarë nga sulmet e tij. Por ndërsa brutaliteti i militantëve të Hamasit në sulmin e së shtunës është kritikuar gjerësisht, rreth 1.200 izraelitë kanë mbetur të vrarë. Ndërkohë, OKB po bën thirrje për një korridor humanitar për në Gaza.

“Elementët jetikë, përfshirë karburantet, ushqimin dhe ujin duhet të lejohen të hyjnë në Gaza. Nevojitet një akses humanitar i lirë menjëherë”n tha Antonio Guterres, sekretar i përgjithshëm i OKB-së.

Në një iniciativë për të zgjidhur krizën e pengjeve, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka nisur një proces negociatash me Hamasin. Rreth 150 shtetas izraelitë po mbahen peng nga militantët palestinezë.

Ndërkohë, situata humanitare në enklavën e rrethuar po përkeqësohet minutë pas minute. Bllokada e Izraelit, që nuk lejon as hyrjen e medikamenteve po vështirëson atë, pasi spitalet e Gazës janë në prag të kolapsit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit