Home Aktualitet Rritja e çmim...

Rritja e çmimeve nga turizmi dhe eksportet, të moshuarit: Të na rriten pensionet

33
0

Eksporti i prodhimeve bujqësore ka pësuar një rritje prej 18% gjatë periudhës janar-korrik, 6% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rritja e eksportit në të njëjtën kohë edhe rritja e numrit të vizitorëve të huaj të cilët kanë shtuar kështu numrin e blerësve në vend kanë çuar në një rritje të pazakontë çmimesh në tregun e frutave dhe zarzavateve.

Qytetarët shprehen:

“Nuk janë të përballueshme, bostani është shtrenjtuar më shumë”.

“Doja të merrja një kile bamje, nuk e mora dot”.

“Të mos hash dot domate, 180-200 lekë kg. Nuk ja plotësojmë vetes të gjitha dëshirat”

“Sivjet është më shtrenjtë. Janë rritur shumë çmimet”.

“I marrim me kokrra, vjet merrnim një kilogramë sivjet 200 gramë, t’i provojmë se jemi pleq”.

“E papërballueshme, por na ndihmojnë fëmijët”.

Eksperti i Ekonomisë, Mateo Spaho sugjeron detaksimin. Sipas tij një ulje e taksave për produktet bazë do të lehtësonte shtresat më nevojtare të shoqërisë. Përfitimi ekonomik i eksporteve bujqësore ka lulëzuar padyshim ekonominë e vendit, por që kjo mos të dëmtojë edhe më shumë familjet me të ardhura minimale, një zgjidhje e mundshme mund të ishte shpërndarja e barabartë e këtyre të ardhurave në këtë kategori, si për shembull e rritja e pensioneve për pensionistët.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit