Home Aktualitet Rritje e leht...

Rritje e lehtë e rasteve të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit

40
0

Në 24 orët e fundit nuk ka humbje jete nga Covid-19, dhe sipas raportimit të Ministrisë së Shëndetësisë, janë kryer 808 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 79 qytetarë.

”24 në Tiranë, 8 në Sarandë, nga 5 qytetarë në Lezhë, Durrës, nga 4 qytetarë në Fier, Korçë, Devoll, Berat, 3 në Fushë Arrëz, nga 2 qytetarë në Pukë, Vlorë, Përmet, nga 1 qytetarë në Shkodër, Mirditë, Krujë, Kavajë, Dibër, Mat, Klos, Mallakastër, Selenicë, Tepelenë, Kolonjë, Kuçovë”.

Janë 514 qytetarë aktivë në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin Covid 3 po marrin trajtim 7 pacientë. Janë shëruar 115 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 326,817 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (26 Shtator 2022)

Raste të reja ditore 79
Të shëruar në 24 orë 115
Të shtruar në spitale 7
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 808
Testime totale 1,979,562
Raste pozitive 330,920
Raste të shëruara 326,817
Raste Aktive 514
Humbje jete 3,589

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit