Home Bota Rusia “hakmer...

Rusia “hakmerret” ndaj Anglisë, i ndalon hyrjen në vend zyrtarëve të lartë dhe gazetarëve

21
0

Rusia ka ndaluar hyrjen në vend të dhjetëra gazetarëve britanikë, përfaqësuesve të mediave dhe politikanëve të lartë të Mbretërisë së Bashkuar, duke përfshirë pesë gazetarë dhe drejtues të “The Guardian”, tha të premten Ministria e Jashtme.

Në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare të ministrisë së jashtme, Moska tha se veprimi gjithëpërfshirës ishte një përgjigje ndaj sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar dhe “përhapjes së informacionit të rremë për Rusinë”, si dhe “mbështetjes së pandërprerë ushtarake të Londrës për regjimin neo-nazist të Kievit”.

Lista, e cila përbëhej nga 54 shtetas britanikë, përfshinte ministren e shtetit të Britanisë për Mbrojtjen, Annabel Goldie, për të cilën Moska tha se “ishte përgjegjëse për furnizimin me armë në Ukrainë, duke përfshirë predha të uraniumit të varfëruar”.

Rusia ndaloi gjithashtu sekretaren e kulturës, Lucy Frazer, të cilën e akuzoi për “lobim për izolimin sportiv ndërkombëtar të Rusisë”.

Mes gazetarëve që iu është ndaluar hyrja në Rusi janë korrespondentët e Guardian, Julian Borger dhe Daniel Boffey, si dhe Keith Underëood, shefi financiar dhe operativ i Guardian Media Group (GMG).

Rusia ndaloi gjithashtu kryetarin e GMG, Charles Gurassa dhe Emily Bell, e cila ulet në bordin e GMG.

Gazetarët e lartë britanikë që punojnë për BBC dhe Daily Telegraph gjithashtu janë ndaluar shkruan “The Guardian”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit