Home POLITIKE Safet Gjici o...

Safet Gjici organizon festën e mrekullueshme të Gjallicës, por sulmohet nga PD

472
0

Në Kukës kryebashkiaku Safet Gjici punon në drejtim të investimeve për komunitetin, porse edhe reklamon bukuritë natyrore dhe traditat kuksiane.

Së fundmi ai zhvilloi një aktivitet të bukur e mbresëlenës te Festa e Gjallicës. Por ndërkohë kryetari i PD së Kukësit, Admir Sinamati e ka sulmuar Safet Gjicin, sikur ka organizuar me pahir këtë festë.

Ndërkohë Safet Gjici i ka kthyer një përgjigje kryedemokratit kuksian për aludimet e tij.

Ja se çfarë shkruan Gjici:

Vazhdon seria e Kryetarit të nongratave dhe nga Anglia tashmë (kandidat në tentative gjithe jeten…) që flet  si “Miza në Qyp”.

👉Qenka zgjuar mashtruesi dhe falsifikuesi i raportove të ekspertizave mjeko -ligjore për Kosta Trebickën dhe paska dal me foristrada tipi i fundit me 5 anëtarë të PD që i kanë ngel se pjesa më madhe e kanë braktisur si mos më keq dhe na tregon njerëzit i paskemi detyruar me marr pjesë në festë?!

👉Një pyetje, 2000 pjesmarrës i kemi detyruar për të marrë pjesë në një supër organizim siç nuk është bërë ndonjëherë?

👉Na thuaj nësë bashkia Kukes ka organizuar ndonjëherë festat lokale duke promovuar traditat e kësaj zone shumë të bukur, po ku merrni vesh ju nga turizmi o mjerena dhe në ide.🙈🙈

👉Ju kuptojmë se ndoshta nga smira e madhe që keni pas dje se vetem 5 persona ju shoqëronin se ju presin dhe shumë nongrata të tjera në vazhdim, nuk keni pa gjë akoma nga partia juaj e mjeruar dhe pa vizion dhe ide🙈🙈🙈

👉Nësë nuk ke informacion pyet pak se kush e ka hapur rrugën nga Brekija-Varri i Nazifit deri ne Kroi Kuq, apo dhe vjet ndërhyrjen qëka pasur rruga nga Kolesiani në lakun e Darzës.

👉Doktor nongrata (ekspertizave) mos mendo se duke u hequr si “burre i mirë” do ju hedhësh hy syve te kuksianeve pasi po të njohin çdo ditë më shumë se kush je në të vertetë🙈🙈

👉Promovimi që është bërë në këto 3 vite Kukësit dhe bukurive të rralla që ka ky qytet nuk është bërë për 30 vite.

👉Nuk po flasim për investimet që janë bërë në Kukes se je aq shume larg sa idenë se ke fare, rrugen e fshatit tënd e kemi bërë me asfalt o i mjeruar apo dhe investimet të duken si ato raportet e famshme të falsifikuara.

👉Prit se nuk ke pa gjë akoma! (Safet Gjici)

Ja aktiviteti i organizuar bukur për Festën e Gjallicës:

FotoAlbumi i një super organizimi festiv me rastin e festës së Gjallicës, ku ndryshe nga vitet e tjera Bashkia Kukës, organizoi në bjeshkët e bukura,një event të mbushur me muzikë dhe valle tradicionale, ushqime bio të bizneseve të zonës.
Bjeshkët e Kukësit janë një mrekulli për tu vizituar dhe shijuar.
Fotot flasin vetë!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit