Home Aktualitet Salianji: Lul...

Salianji: Lulzim Basha nuk ngjall as shpresë dhe as besueshmëri

97
0

Deputeti demokrat Ervin Salianji, thotë se kryetari Lulzim Basha ka një krizë të thellë besimi tek ai personalisht, gjë që sipas tij reflektohet tek e gjithë opozita.

“Lulzim Basha nuk mundi dot që të ishte fitues dhe të tregonte që Partia Demokratike mund të bëhet një forcë fituese. Pse unë e mendoj kështu në emrin tim personal që Lulzim Basha është problem dhe barrë për opozitën dhe për Partinë Demokratike.

Pengesa kryesore që Partia Demokratike dhe kandidatët e saj të depërtojnë tek votuesit është Lulzim Basha sepse me të drejtë pa të drejtë, mua nuk më vjen mirë.

Lulzim Basha si figurë politike për të drejtuar Partinë Demokratike të Shqipërisë nuk ngjall as shpresë as besueshmëri dhe ka një krizë të thellë besimi tek ai personalisht që reflektohet pastaj tek gjithë opozita”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit