Home Aktualitet Samiti i Berl...

Samiti i Berlinit, Tirana gati të presë të hënën liderët e BE-së! Këshilltarja e kryeministrit zbulon marrëveshjet

43
0

Të hënën e 16 tetorit, sytë e të gjithë Evropës, do të jenë drejt Tiranës, e cila mirëpret Samitin e Procesit të Berlinit, për herë të parë jashtë kufijve të Bashkimit Evropian. Në Tiranë do të zbresin liderët Perëndimor, nga presidentja e KE, Usula Von Der Leyen, te Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, kancelari gjerman Scholz, vendi i të cilët inicioi Procesin e Berlinit dhe Presidenti Francez Macron.

Këshilltarja e Kryeministrit, Odeta Barbullushi zbulon për Report Tv miqtë perëndimorë që do të jenë mes të ftuarve të samitit, mes të cilëve që pas ftohjes me kryeministrin Rama mbërrin për herë të parë Albin Kurti, ndërsa Serbia do të përfaqësohet me kryeministren Anna Brabiç.

“Në do të kemi pjesëmarrjen e të gjithë liderëve të rajonit, përfshi dhe liderët e vendeve anëtare të BE që janë anëtarë të procesit të Berlinit që në 2014, përfshi këtu Italinë, Austrinë, Poloninë, Bullgarinë, Slloveninë, Kroacinë dhe së fundmi Greqinë, po ashtu Mbretërinë e Bashkuar, dhe herë të parë dhe liderët e vendeve kufitare me rajonin tonë”. Dy do të jenë momentet më të rëndësishme të diskutimeve: Zgjerimi dhe situata gjeopolike, mes të cilave edhe tensioni brenda rajonit, ai mes Kosovës e Serbisë.

“Momenti i parë është ai gjeo-politik i sigurisë evropiane në kontekstin e luftës në Ukrainë dhe në kontekstin e disa momenteve kyçe që lidhet me zgjerimin. Dhe prandaj diskutimi mes liderëve do zhvillohet në këtë konkteskt të ri, momenti i dytë është edhe ai që po kalon rajoni i tensionimit mes Kosovës dhe Serbisë dhe prandaj për ne ka një rëndësi të madhe ulja e liderëve të rajonit në këtë diskutim. Do të ketë një diskutim gjatë drekës nga liderët për stadin e marrëdhënieve dy palëshe dhe gjithë vendeve të rajonit”,-tha Barbullushi.

2 ditë para mbajtjes së samitit, Barbullushi zbulon edhe marrëveshjet që pritet të miratohen, që do të çojnë përpara, atë që këshilltarja e Kryeministrit e quan konvergjencë ekonomike mes Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.

“Kryefjala e këtij samiti për ne ka qenë një prej dimensioneve të procesit të Berlinit që e kemi ndjerë që e kemi lënë pak më pas dore, ose pa vëmendjen e duhur, që është pikërisht përmirësimi i konvergjencë ekonomike mes Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian. Në këtë kuadër, si dhe duke u bazuar në frymën e propozimit të një plani të ri për rritjen e Ballkanit Perëndimor, të lancuar nga Presidentja e KE Ursula Von Der Leyen, para pak muajsh, ne do të diskutojmë disa propozime konkrete që do të synojnë të afrojnë Ballkanit Perëndimor me BE dhe kryesisht me tregun e përbashkët. Ky është një diskutim i filluar prej muajsh si mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, ashtu edhe mes vendeve të BE.

Nga ana jonë, ne duke luajtur një rol shumë aktiv, kemi propozuar disa iniciativa, psh në fushën e lehtësimit të tregtisë dhe transportit, jo vetëm mes nesh, por tashmë edhe me vendet kufitare të BE, duke shkuar drejt implementimit të plotë të asaj që ne i kemi quajtur korridoret e gjelbra, të tregtisë dhe transportit, ose shkuarja drejt pikave të integruara të kalimit të kufirit, që në fakt ne duam t’i shohim edhe si një hap i parë drejt politikës doganore me bashkimin evropian.

Iniciativa të tjera përfshijnë dhe marrëveshjen për njohjen e kualifikimeve profesionale, janë edhe 4 profesione të reja që i shtohen profesioneve të marrëveshjes së nënshkruar vjet në dhjetor në Berlin, dhe ky është një hap tjetër në drejtim të përmirësimit të mobilitetit të punës, mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Një tjetër iniciativë është një kërkesë e vendeve të BP për përfshirjen në programe të ngjashme si Evropa ka patur, një “WiFi for Western Balkans” unifikimi i mbulimit, i politikave drejt tarifave për Ëifi si dhe një tjetër iniciative për përfshirjen e Ballkanit Perëndimor në hapësirën evropiane të Pagesave bankare apo pagesave elektronike”,- tha Barbullushi për ”Report Tv”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit