Home Teknologji Samsung Galax...

Samsung Galaxy M52 5G dhe Galaxy XCover6 Pro marrin përditësimin e qëndrueshëm të One UI 5.0

84
0

Prodhuesi korean i telefonave – Samsung, e nisi javën duke lëshuar përditësimin e qëndrueshëm One UI 5.0 i bazuar në Android 13 për serinë Galaxy Tab S8, dhe kompania vazhdon me shpërndarjen e përditësimit të One UI 5.0 ndërsa dy pajisje të tjera përmirësohen me softuerin më të fundit të personalizuar Android të Samsung – ato pajisje janë Galaxy M52 5G dhe Galaxy XCover6 Pro.

Përditësimi i qëndrueshëm i One UI 5.0 për Galaxy M52 5G ka versionin e firmuerit M526BRXXU1CVJ7 dhe vjen me “patch-in” e sigurisë Android të nëntorit 2022, raporton GSM Arena

Aktualisht, përditësimi është duke u futur për M52 5G me përcaktimin e modelit SM-M526BR në disa vende evropiane, por ky përditësim pritet të zgjerohet së shpejti edhe në rajone të tjera.

Ndërsa përditësimi i qëndrueshëm i One UI 5.0 i Galaxy XCover6 Pro e ka versionin e firmuerit G736BXXU1BVK2 dhe rrit arnimin e nivelit të sigurisë Android në smartphone deri në nëntor 2022.

Ashtu si tek M52 5G, përditësimi One UI 5.0 i XCover6 Pro gjithashtu po shfaqet aktualisht në Evropë, por një shpërndarje më e gjerë e përditësimit, pritet të fillojë në javët e ardhshme.

Nëse ju nuk e keni marrë përditësimin e qëndrueshëm One UI 5.0 në Galaxy M52 5G ose Galaxy XCover6 Pro, mund ta kontrolloni manualisht duke shkuar te menyja Settings > Software update menu.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Teknologjia

Më shumë nga Teknologjia

Lajmet e Fundit

Te Fundit