Home ShowBiz Sara sqaron f...

Sara sqaron foton virale me Meritonin dhe Bardhin: Më dogjën shpirtin, ishte e tepërt

177
0

Sara Gjordeni ka rrëfyer kalvarin e gjatë të vuajtjeve në jetën e saj dhe ato që nuk mundi t’i thoshte dot në ”Big Brother Albania Vip 3”, pasi eksperienca iu pre në mes pas sherrit me Franceskën.

E ftuar sot në “Ftesë në 5”, ajo u shpreh e indinjuar për meme-t në rrjet për foton e saj me Meritonin dhe Bardhin para se të dilte nha shtëpia, ku tha se është lënduar. Sara tha se mungesa e babait si dhe humbja e dy vëllezërve, ka bërë që të jetë më e afër me djemtë sesa me vajzat, ndërsa afrimiteti me Meritonin nuk duhej të ishte keqkuptuar.

”Sot do kisha dy vëllezër. Nëna ime ka humbur dy djem. Mbase prandaj më kanë djegur shpirtin me historinë e Meritonit. I shihja të dy shumë të afërt për mua. Prandaj shkoj më shumë tek meshkujt, për të gjetur diçka që më ka munguar gjatë jetës. Nuk ka filozofi dashnori dhe i dashuri. Nëse do bëja diçka për lojë, Endrik Beba, Sara dhe Bardhi do kishin bërë një histori që do kishin lënë në hije çdo banor tjetër. Kjo historia e Meritonit është e tepërt. Ai djali ishte shumë i sëmurë, djemtë kanë bërë një DUA para se të fillonte prime. Çunat janë lutur për mos daljen time atë natë prandaj ishte aq emocionues. Kur shoh meme-t kur dal, ishte një zhgënjim që s’di ça emri t’i vendos. Vëllezërit humbën jetën, pakujdesi e mjekësisë shqiptare”,-tha Sara.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit