Home Kosova Senatori amer...

Senatori amerikan, Murphy: Nuk rrezikojmë trupat amerikane në Kosovë për Albin Kurtin!

950
0

SHBA vazhdon të jetë e zhgënjyer nga qëndrimi i kryeministrit kosovar, Albin Kurti.

Senatori amerikan, Chris Murphy në një intervistë për “Atlantic Council”, ka folur për situatën aktuale në veri të vendit.

Ai në një bisedë me Ilva Taren, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës s’janë të interesuar për veprime në veri të Republikës së Kosovës.

“Kurti eci përpara për të pasur zgjedhje, pati sens deri tek betimi. Por unë thjesht nuk besoj që ai duhej të shtynte kryetarët të kishin qasje në objektet e Komunave, gjë për të cilën Qeveria e Prishtinës e dinte që do të prodhonte një situatë, e cila do të mund të kthehej në situatë të dhunshme”, deklaroi Murphy.

Senatori amerikan tha se vendimet që po i merr Kosova po vendosin trupat e NATO-s në rrezik pa nevojë dhe se nuk përkrahin diçka të tillë.

“Trupat e SHBA-së janë në Kosovë. Janë pjesë e forcës së NATO-s për të mbrojtur Kosovën. Unë mendoj se veprime e Prishtinës tani janë duke vendosur trupat e NATO-s në rrezik panevojshëm. Kjo është diçka që kongresistët s’do të ishin të interesuar asnjëherë, që trupat e NATO-s, ushtarët amerikanë të gjenden në në një rrezik të panevojshëm”- citohet të ketë thënë senatori amerikan.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit