Home Aktualitet Sërish tensio...

Sërish tensione në Kuvendin e Kosovës, opozita mban në duar pankarta në gjuhën serbe

27
0

Pas sulmit fizik ndaj qeverisë dhe kryeministrit Albin Kurti, Kuvendi i Kosovës është përfshirë sërish nga tensionet pas rifillimit të seancës pas disa orësh pushim. Deputetët e opozitës janë mbledhur në foltore duke mos lejuar zhvillimin e seancës plenare. Opozita mban në duar pankarta në gjuhën serbe duke akuzuar qeverinë pas disa audio-përgjimeve që dolën të deputetes së Vetëvendosjes Mimoza Kusari Lila duke biseduar me një kriminel serb.

Një veprim i deputetit opozitar të Partisë Demokratike të Kosovës Mërgim Lushtaku u bë shkak për një përleshje të madhe mes deputetëve të opozitës dhe atyre të Vetëvendosjes në qeveri. Përplasja fizike nisi kur zv/kryeministri Besnik Bislimi grisi nga foltorja e Kuvendit të Kosovës, një poster me hundë pinoku të kryeministrit Albin Kurti, i cili ishte duke mbajtur fjalën. Kjo bëri që Lushtaku të hidhte ujë drejt Bislimit dhe Kurtit.

Për të ulur tensionet u desh edhe ndërhyrja e stafit të sigurisë së Kuvendit e madje edhe ndërprerja për disa minuta e diskutimeve. Para mediave, Lushtaku argumentoi se reagimi i tij ishte spontan, ndaj një provokimi të mirëmenduar nga Bislimi dhe Kurti.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit