Home Sporti Shakohoxha: D...

Shakohoxha: Duka po bën gjithçka që të trukojë rezultatin e zgjedhjeve, janë diabolike

120
0

Dritan Shakohoxha, kandidat për president të FSHF ka reaguar ashpër në lidhje me zgjedhjet që u mbajtën sot për kreun e Shoqatës së Futbollit në Tiranë. Për emisionin “Sport News”, ai tha se po tentohet trukimi i zgjedhjeve.

“Po provohet të trukohen zgjedhjet. Sot u bë një mashtrim shumë i shëmtuar. Në mbledhje ishin njerëz që s’kishin lidhje me futbollin. Kjo është hera e parë që na jepet lista e delegatëve. Lista të trukuara, pse kanë frikë nga vota? Kudo kanë bërë trukime. Zero transparencë”, tha Shakohoxha.

“15 emrat që janë shtuar sot në Shoqatën e Tiranës realisht janë një abuzim realisht kriminal. Unë besoj që është kriminale që ti të shpikësh 15 njerëz, 15 delegatë për të trukuar rezultatin. Imagjino se sa mbrapa ishte Federata në rezultatin përballë të tjerëve, pra sa humbëse ishte Federata sa iu desh të shpikte 15 delegatë për të trukuar rezultatin. Në 53 delegatë, shtoi edhe 15 të tjerë”.

Shakohoxha shkoi edhe më tej kur tha se Federata Shqiptare e Futbollit sot funksionon si bunker. “Siç është lista e zgjedhësve që ti nuk e gjen kurrë, ashtu edhe faturat apo pagesat që bën FSHF nuk i gjen kurrë. Realisht është një bunker. Ndoshta kjo është gjëja që i tremb më shumë sa po luftojnë kaq ashpër, se s’po gjej një motiv pse duhet të luftosh me çdo armë, pa asnjë limit e moral, pa asnjë kursim për ta mbajtur Federatën. Ndoshta i tremb fakti që po të mos jenë aty cilido që të jetë, që do vijë mund të gjejë gjëra që ata i rrezikojnë shumë”.

Për të ky proces votimi sot ishte nul. “Vendimi që u mor sot ishte nul, se bën dot hapur manipulimin, se do shkosh në gjykatë. Në fillim do i drejtohemi anëtarëve tanë. Loja e futbollit në Shqipëri ka humbur fair play. Mesazhi i fundit është: Pse ka frikë Federata Shqiptare e Futbollit të publikojë emrat e delegatëve? Pse ka frikë FSHF të luftojë fair play me votë dhe pse FSHF po bën çdo gjë që ta trukojë rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme?”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit