Home Bota ”Shansi...

”Shansi i fundit” për të gjetur origjinën e Covid-19

82
0

Organizata Botërore e Shëndetit, thotë se ka ”shancin” e fundit për të zbuluar origjinën e Covid-19, kjo pasi grupi i saj i sapoformuar këshillues mbi patogjenët e rrezikshëm do të shkojë në Wuhan.

Kina ka hedhur poshtë në mënyrë të përsëritur teoritë se virusi ka rrjedhur nga një prej laboratorëve të saj dhe ka thënë se nuk ka nevojë për më shumë vizita. Një ekip i udhëhequr nga OBSH kaloi katër javë brenda dhe rreth Wuhan në fillim të këtij viti me shkencëtarët kinezë, dhe tha në një raport të përbashkët në mars se virusi ndoshta ishte transmetuar nga lakuriqët tek njerëzit përmes një kafshe tjetër.

OBSH sot emëroi 26 anëtarët e propozuar të Grupit të saj Këshillimor Shkencor mbi Origjinat e Patogjenëve të Ri (SAGO). Aty përfshihen Marion Koopmans, Thea Fischer, Hung Nguyen dhe ekspertin kinez të shëndetit të kafshëve Yang Yungui, të cilët morën pjesë në hetimin e përbashkët në Wuhan.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit