Home Sporti Shënoi një go...

Shënoi një gol të bukur, por gjesti i Aspas po bën xhiron e botës

142
0

Sulmuesi dhe kapiteni i Celta Vigos, Iago Aspas shënoi një gol të bukur në sfidën ndaj Valencias mbrëmjen e djeshme, por  më shumë u bë protagonist për një gjest mjaft të zgjuar gjatë festimit.

Futbollisti 34-vjeçar u dëmtua në aksionin e golit dhe teksa po vraponte për të festuar, kuptoi se nuk mund të vijonte më ndeshjen, por para se të kërkonte zëvendësim, vendosi të heqë fanellën në mënyrë që të ndëshkohet me karton të verdhë.

Arsyeja? I duhej edhe një karton i verdhë për t’u pezulluar dhe vendosi ta marrë pikërisht në këtë ndeshje, në mënyrë që ta shlyejë në sfidën e radhës, ku nuk do të luante, pasi është dëmtuar.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit