Home Sporti Shensoi debut...

Shensoi debuton me fitore ndaj Vllaznisë, Laçi mund me poker Kastriotin

183
0

Naxhi Shensoi debuton me fitore në përvojën e tij të tretë në stolin e Bylisit. Skuadra ballshiote mori tri pikë të vyera ndaj Vllaznisë në “Adush Muça”, duke marrë një sukses minimal 1-0.

Golin që vendosi sfidë ne shënoi Souza Ferreyra në minutën e 59-të, që shfrytëzoi një rreshtim të gabuar të mbrojtjes shkodrane. Bekim Balaj, rikthimi i të cilit te Vllaznia u prit me shumë bujë, u aktivizua në minutën e 53-të në vend të Kainës, por pa mundur të bëjë diferencën në fushë.

Laçi mori një fitore psektakolare 4-1 përballë Kastriotit. Skuadra kurbinase e dominoi kundërshtarin që në fillim, duke e zhbllokuar rezultatin me Vasil Shkurtajn që në minutën e 16-të, ndërkohë që Spahiu dyfishoi shifratpasi kishte kaluar gjysmë ore loje.

Laçi në pjesën e dytë shënoi me Akinyemin golin e tretë, ndërkohë që për miqtë golin e nderit e shënoi Joan Çela. Në shtesë për Laçin shënoi Geci për rezultatin përfundimtar 4-1

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit