Home Aktualitet Sherr në fami...

Sherr në familje, djali godet me thikë babain në Fier

30
0

Një konflikt që ka vijuar me përdorimin e thikës është regjistruar këtë të shtunë në një familje në Fier, ku djali ka qëlluar babanë e tij.

Sipas njoftimit të bërë nga policia mësohet se autori vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe kishte goditur me thikë në banesë babain e tij, shtetasin D.V.

47-vjeçari është shoqëruar në komisariatin e policisë së Fierit, ndërsa babai ndodhet në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

“Pas marrjes së njoftimit se në Levan kishte ndodhur një konflikt në familje dhe për pasojë djali kishte plagosur babin e tij me thikë, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje .

Falë veprimeve të shpejta e profesionale është bërë i mundur neutralizimi i autorit të dyshuar, shtetasit S.V., 47 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe kishte goditur me thikë në banesë babain e tij, shtetasin D.V, 80 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit