Home Aktualitet Shkoi për t’i...

Shkoi për t’i prishur banesën, qytetari plagos me armë punonjësin e INUK-ut

2562
0

Një punonjës i INUK është plagosur nga një qytetar, këtë të premte. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Todi Shkurti” në Tiranë. Ai kishte shkuar për të prishur një shtëpi dhe i zoti i banesës e ka qëlluar me armë. Autori Qani Muça, 55-vjeç është identifikuar dhe arrestuar. Punonjësi shtetror ka marrë plumb në bark dhe ndodhet në sallën e operacionit.

NJOFTIMI I POLICISE

Plagosi me armë zjarri një punonjës të I.M.T-së, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1 kapin dhe shoqërojnë menjëherë autorin e dyshuar.

Policia sekuestron dhe armën e zjarrit pistoletë, e cila dyshohet se është përdorur gjatë kryerjes së krimit.

Më datë 12.08.2022, rreth orës 17:30, në kryqëzimin e rrugës “Todi Shkurti” me rrugën “Kristaq Capo”, shtetasi Q. M., 55 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri, punonjësin e i IMT-së, shtetasin I. G., 52 vjeç, i cili sapo kishte përfunduar ekzekutimin e një vendimi.

52-vjecari është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Autori është kapur nga shërbimet e Policisë dhe është shoqëruar në komisariat, së bashku me armën e përdorur gjatë kryerjes së krimit, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit