Home Aktualitet Shoqata e Gaz...

Shoqata e Gazetarëve Europiane dënon vendimin e Kuvendit: Sulm ndaj vlerave demokratike

3
0

”Sulm i pastër ndaj vlerave demokratike”, kështu e cilëson Shoqata e Gazetarëve Europiane, dega e Shqipërisë, vendimin ku edhe solidarizohet me protestën e gazetarëve kundër vendimit të Parlamentit, për të ndaluar raportimin e pavarur të seancave parlamentare.

Sipas tyre, ky është një vendim shumë i rrezikshëm i votuar nga deputetë të papërgjegjshëm për rolin e tyre në demokraci dhe në të mirë të vendit. Me parrullat në duar ”Mos na mbyllni derën, na lini të bëjmë gazetari”, reporterët e politikës i bënë thirrje Kuvendit që të tërhiqet dhe të nisë një tryezë diskutimi e negociatash me ta.

”Kjo është legjislatura parlamentare që ka goditur më shumë median në pluralizëm, duke miratuar masa që kanë cënuar vazhdimit lirinë e medias. AEJ i bën apel deputetëve të përgjegjshëm, që të rrezojnë këtë nismë që nuk godet vetëm median, por është një sulm i pastër ndaj vlerave demokratike të vendit. Për këto vendime AEJ do të informojë edhe institucionet e tjera ndërkombëtare dhe të Bashkimit Europian”,-thuhet në njoftimin për shtyp.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit