Home Aktualitet Shpejtësia dh...

Shpejtësia dhe gabimet e shoferit, shkaktuan tragjedinë me 45 viktima

124
0

Shpejtësia dhe gabimet e shoferit, shkaktuan aksidentin tragjik me 45 viktima në Bullgari të autobusit me shtetas të Maqedonisë së Veriut. Për ekspertin bullgar, Vasko Pirgov, ngjarja ka ndodhur si pasojë e një gabimi njerëzor të shoferit. Pigov thekson se autobusi ka udhëtuar me më shumë se 100 kilometra në orë, dhe se shoferi s’ka frenuar në kohë.

“Zjarri është shkaktuar nga një gabim njerëzor i shoferit. Fillimisht autobusi goditi gomën e parë djathtas në një shenjë që fluturoi 45 metra përpara. Rruga ishte e përsosur dhe autobusi nuk ka rrëshqitur, thjesht shoferi nuk ka reaguar siç duhet. Me shumë mundësi ka pasur fërkim metal-metal që krijoi shkëndijat duke sjellë më pas edhe zjarrin”, theksoi ai.

Sipas policisë, zjarri filloi nga pjesa e përparme e autobusit ndërsa në gomat rezervë mësohet se kishte tuba vaji, të cilat kanë shkaktuar përhapjen e zjarrit. Kjo u zbulua nga fakti se rruga ishte e mbushur me vaj. “Mendoj se në 2-3 minuta autobusi u dogj”, tha ai ndërsa bëri me dije se pjesa e përparme e autobusit është djegur plotësisht, aq sa është shkrirë edhe llamarina.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit