Home Aktualitet Shpëtimi i sh...

Shpëtimi i shqiptarëve nga kampet e ”ferrit”, Gurra: Komuniteti Mysliman ka përgjegjësi, janë dhënë para për heshtjen

19
0

Të dielën në mëngjes nga kampet e ”ferrit” në Siri, u riatdhesuan 19 shqiptarë dhe për ish-Myftiun e Tiranës, Ylli Gurra, Komuniteti Mysliman Shqiptar ka përgjegjësi për besimtarët që shkuan për të luftuar me ISIS-in. Ai thotë se ka xhami që nuk e njohin autoritetin e Komunitetit dhe kjo përbën një dështim për të vetë institucionin. Gurra nuk la pa përmendur edhe ”korrupsionin fetar”, kur foli për këtë problematikë.

“Ky është një lajm shumë i mirë që 19 persona u kthyen në gjirin e familjeve. Me kthimin e Alvin Berishës, pastaj me Floresha Rashën dhe fëmijët e saj e Endri Dumanit dhe tani kemi operacionin e djeshëm. Kemi Eva Dumanin e cila ka thënë që nuk do të kthehet. Të mos harrojmë se atje ka presione, kërcënime deri edhe me jetë. Atje deri vitin e kaluar kanë qenë deri në 70 mijë brenda në kamp, të cilët rrethohen pa një autoritet shtetëror.

Vetëm organizatat e huaja i mbajnë në jetë. Mendohet se janë 140 shqiptarë atje. I takonte në radhë të parë Komunitetit Mysliman që të kërkonte kthimin e tyre. Në rastin konkret është një damkë mbi supet e komunitetin ndaj edhe duhet të dalin për zot. Përballë këtij realiteti kaq shqetësues komuniteti jo ka heshtur për. Janë dhënë para për heshtjen.

Komuniteti Mysliman i këtij vendi qëndron me kontributin e myslimanëve në Shqipëri. Ndaj për raste të tilla komuniteti ka detyrimin fetar, institucional, që më e pakta të interesohej dhe të ishte bashkëpunues me shtetin. Ka pasur kërcënime dhe komuniteti nuk ka vepruar dhe nuk e ka kthyer kokën atë kohë tek ata që organizuan të tilla ikje në Librazhd, apo Pogradec apo qytete të tjera. Ka pasur informacione të sakta, ka pasur edhe denoncime të forta. Kjo nuk ka ardhur në një ditë”,-tha për ”Report TV”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit