Home Aktualitet Shpëtimi i sh...

Shpëtimi i shqiptarëve nga kampi i ferrit, Rama falënderon gjeneralin libanez: Personifikim i besës

6
0

Brenda një kohe të shkurtër qeveria Rama ka arritur që të nxjerrë nga kampet e cilësuara “ferr”, shqiptarët e burgosur në Siri.

Dje para nisjes së 5 grave dhe 14 fëmijëve shqiptarë që u riatdhesuan nga kampi i Al Hol në Siri drejt Tiranës, kryeministri Edi Rama falënderoi dhe pati një konferencë për shtyp me gjeneralalin libanez Abaz, të cilin e konsideroi si një mishërim i besës shqiptare.

“Faleminderit të gjithëve! Është një moment i rëndësishëm për ne pasi më në fund ia dolëm të kthejmë në shtëpi 19 persona, 5 gra dhe 14 fëmijë nga këto vende ferri. Dua të falënderoj nga zemra gjeneralin Abaz për angazhimin dhe anën e jashtëzakonshme njerëzore. Pa të kjo do të kishte qenë e pamundur. Shumica e tyre që ndodhen në kamp tashmë janë shpëtuar, por po vazhdojmë punën për të kthyer edhe të fundit që tashmë kanë mbetur”, tha dje Rama.

Kurse gjenerali nga ana e tij ka dhënë detaje nga operacioni i shpëtimit, të cilin ai e vlerëson të vështirë.

“Jam shumë krenar për atë çfarë kemi bërë, jam shumë krenar për oficerët e mi që kanë punuar shumë fort dhe mund t’ju them se vështirësitë me të cilat jemi përballur lidhen me faktin se kam qenë shumë i shqetësuar kur kam dërguar njerëzit e mi.

Oficerët e mi të punojnë atje dhe është sekret, sepse kisha oficerë që punonin në zonën kurde që është shumë e rrezikshme t’i çosh. Por ne luajtëm rolin tonë, për të shpëtuar shpirtrat njerëzor.

Ne jemi krenar që Libani po luan këtë rol. Siç e thashë është një dhuratë për miqtë e mi për kryeministrin dhe për shpirtin e nënës time, pasi këtë ditë, është përvjetori i saj sot”, tha Gjenerali Abaz.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit