Home KRYESORE Shqipëria shk...

Shqipëria shkatërron me 5 gola San Marinon dhe merr vendin e dytë në grup (VIDEO)

2248
0

Shqipëria me “pesë yje” ndaj San Marinos. Skuadra e drejtuar nga Edy Reja bën një paraqitje fantastik në “Elbasan Arena” duke fituar me lehtësi 5-0 dhe duke marrë vendin e dytë në renditjen e Grupit I, duke përfituar dhe nga barazimi i Polonisë 1-1 ndaj Anglisë.

Rey Manaj zhbllokoi rezultatin në minutën e 32-të pas një veprimi të bukur në zonë. Fraksioni i dytë ishte i frikshëm për kuqezinjtë tanë që dhurojnë spektakël dhe nuk kushin të ndalur në gola.

Qazim Laçi realizoi një super gol nga jashtë zone, ndërkohe që më pas Broja dhe Hysaj shënuan dy gola të tjerë, falë asistove të Odise Roshit. Shqipëria nuk u mjaftua me kaq, pasi 10 minuta nga fundi, Broja shërbeu një super asist për Uzunin që e pati të thjeshtë për të shënuar.

SHQIPËRI-SAN MARINO 5-0

1’ Starton ndeshja në Elbasan

3’ Kumbulla i afrohet golit të avantazhit me një goditje me kokë që shkon ngjitur me shtyllën

12’ Gjimshiti del mjaft mirë në krahun e majtë, kroson në zonë për Uzunin, por goditja e sulmuesit beratas përfundon jashtë kuadratit

23’ Bajrami tenton me një goditje të fortë në hyrje të zonës, por ndalet nga portieri Benedetini

GOOOL 32’ Kombëtarja më në fund gjen golin e avantazhit. Rey Manaj kontrollon mjaft mirë topin brenda zonës dhe më pas e a të thjeshtë për ta dërguar në rrjetë

45’ Manaj shënon edhe golin e dytë, por për fatin e tij të keq këtë herë është në pozicion jashtë loje

46′ Broja dhe Roshi aktivizohen menjëherë në fillimin e pjesës së dytë duke zënë vendin e Bajramit dhe Trashit

53’ Broja i afrohet golit të dytë por tentativa e tij pas goditjes së këndit ndalet nga portieri i San Marinos

GOOOL 58’ Qazim Laçi dhuron spektakël me një veprim shumë të bukur dhe më pas lëshon një të djathtë të fortë që shkon në fundin e rrjetës. Goli i parë me fanellën kuqezi për të.

GOOOL 62′ Kuqezinjtë nuk dinë të ndalen, pasi shënojnë dhe golin e tretë me Brojën që finalizon me një “bombë” të vërtetë pas një asisti të Roshit

GOOOL 68’ Kuqezinjtë nuk dinë të ndalen. Roshi kroson mjaft mirë nga krahu i djathtë në zonë për Elseid Hysajn, i cili godet saktë me kokë duke e dërguar në fundin e rrjetë

GOOOL 80’ Shqipëria nuk di të ndalet sonte në mbrëmje. Broja me një veprim shumë të bukur brenda zonës i jep mundësinë Uzunit që të shënojë me portën e boshatisur.

Formacionet

SHQIPËRI: Strakosha, Mihaj, Kumbulla, Gjimshiti, Hysaj, Trashi, Bare, Laçi, Bajrami, Uzuni, Manaj. Trajner: Edi Reja.

SAN MARINO: Benedetini, Broli, Fabri, Manuel Batistini, Palaci, Gandoni, Hirsh, Tomazini, Golinuçi, A.Golinuçi, Nani. Trajner: Franko Varrela.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit